Lista Serbe: Kërcënimet e Sveçlës nuk e trembin askënd në barrikada

0
Gjigandi

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, lidhur me barrikadat në veri, duke i quajtur ato kërcënime ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Lista Serbe ka shkruar në Facebook se Sveçla nuk do të mund ta trembë as Radoiçiqin dhe asnjë serb në barrikada.

“Kërcënimet që Sveçla i frikësuar i dërgon zëvendëspresidentit Radoiçiq janë qesharake dhe nuk do ta trembin Radoiçiqin dhe asnjë serb në barrikada. Dje, sot dhe nesër Radoiçiq është me popullin e tij dhe asnjë akuzë e rreme, gjyq i organizuar dhe kërcënim nuk do ta trembin atë”, ka shkruar Lista Serbe.

Sveçla ka thënë në një konferencë për media të enjten se institucionet e Kosovës po presin që KFOR-i ose ata që i kanë vënë barrikadat t’i heqin ato.

Siç ka thënë ai, pritja mund të ketë fund dhe mund t’i heqin ata vetë.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu