Lindita Nikolla takim me Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së

0
Gjigandi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Guido De Sanctis. Pasi i uroi suksese në misionin e tij në Shqipëri, Kryetarja Nikolla, shprehu vlerësimet e larta për bashkëpunimin shumë të mirë mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së.

“Pas përfundimit me sukses të reformës administrativo-territoriale, bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së është fokusuar në realizimin e reformës zgjedhore. Në bashkëpunim me Komisionin e Posaçëm për Reformën, ne do të përpiqemi të kompensojmë vonesat dhe të përfundojmë në kohë reformën zgjedhore, një pjesë e rëndësishme e së cilës është votimi i Diasporës nga jashtë vendit. Kuvendi do të përmbushë në afat detyrimet që burojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për krijimin e kushteve për votimin nga jashtë vendit”, theksoi Nikolla.

Nga ana tjetër, Ambasadori Guido De Sanctis nënvizoi se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të jetë e angazhuar për të bashkëpunuar me Kuvendin për përfundimin e reformës zgjedhore si edhe për të ndihmuar Kuvendin në procesin e përafrimit të legjislacionit me BE-në.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu