Liga e Kombeve “Final Four”: Ja përballjet që premtojnë spektakël

0
Gjigandi

Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia janë katër kombëtaret që do të garojnë në “Final Four” të Ligës së Kombeve 2022/2023 në muajin qershor.

Holanda është vendi i zgjedhur për të pritur “Final Four” dhe qytetet në të cilat do të zhvillohen sfidat janë Roterdami dhe Enschede.

Në Nyon u hodh shorti për dy gjysmëfinalet, ku Italia do të përballet me Spanjën dhe Holanda me Kroacinë.

Gjysmëfinalja ndërmjet Holandës dhe Kroacisë do të luhet më 14 qershor, ndërsa ajo mes Spanjës dhe Italisë më 15 qershor. Dy finalet, ajo për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të luhen më datë 18 qershor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu