Edhe pse te gjithë banorët e tjerë i janë kthyer kundër, duket se Kiara vazhdon ende të mbështesë Luizin.
Pas spektaklit të djeshëm, Luizi vendosi që t’i shkruante një letër Kiarës, duke i kërkuar që të pinin një kafe së bashku, për të sqaruar dhe situatën mes tyre.
“Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para dreke? Në pritje të përgjigjes suaj.
Me respekt “Luani”!”- shkruajti Luizi.
Nga ana tjetër, kjo është dhe një mënyrë që ata të vazhdojnë komunikimin, pasi lideri i shtëpisë, Amosi i ndaloi Kiarës që të flasë me Luizin.
Shkëmbimi i letrave ka vazhduar edhe ditën e sotme, teksa moderatorja ka pranuar ftesën e këngëtarit.