Librazhd\ 80 vjeçarit i gjenden në banesë kallashnikov dhe fishekë luftarakë

0
Gjigandi
Policia sekuestruar një kallashnikov dhe disa fishekë luftarak në Librazhd, të cilat u gjetën në banesën e një 80 vjeçari. Për shkak të moshës, prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest shtëpiak.
“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të Policisë, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, si dhe pas një hetimi të ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për goditjen e një tjetër rasti në këtë fushë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer kontrolle në banesën e shtetasit Q. Sh., në fshatin Koshorisht.
Gjatë kontrolleve në këtë banesë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Për pronarin e kësaj banese, shtetasin Q. Sh., 80 vjeç, prokurori i rastit, për shkak të moshës, kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
p.k\dita
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu