“Libra falas për nxënësit nga klasa e 1 në të 3”, Ministrja: Deri në klasë të 9 janë me detyrim kthimi!

0
Gjigandi

Libra falas për nxënësit nga klasa e 1 në të 3. Ky është vendimi i fundit i qeverisë për të lehtësuar barrën financiare të familjeve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se nuk do të ketë më kalim dorë pas dore për tekstet në këto klasa pasi nxënësit janë shumë të vegjël dhe mund të bëjnë shënime dhe nuk i mirëmbajnë dot tekstet si më të rriturit.

Ndërsa për klasat e tjera thotë se do të trashëgojnë tekstet brez pas brezi për 3 vite. Vetëm në rast se librat do të jenë shumë të dëmtuar dhe nuk ripërdoren, do të merren të reja pas vitit të parë apo të dytë.

“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas. Nxënësit pas i përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas cdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu