Dy të rinj në Vlorë kanë rënë në prangat e Policisë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetin dhe motomjetin pa leje drejtimi.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin 18 vjeç, banues në Shëndëlli, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
p.k\dita