Leo DiCaprio në një lidhje me vajzën e tij? Aktori i njohur zbulon si qëndron e vërteta

0
Gjigandi

Aktorja Victoria Lamas është shumë e tërhequr nga Leonardo DiCaprio – por nuk është në lidhje me playboy-in fitues të Oscar. Kjo është ajo që babai i saj Lorenzo Lamas ka deklaruar për “The New York Post”.

“E di që i pëlqen shumë. Mendoj se janë takuar muajin e kaluar. Nuk jam i sigurt për rrethanat, por kështu më tha Victoria. I thashë që ta trajtonte lidhjen si një festë – “thjesht shijoje sa më shumë që të mundesh për aq kohë sa zgjat. Dhe nëse zgjat më shumë se një festë tipike, shkëlqyeshëm. Por nëse jo, atëherë kujdes zemrën”. Sepse ajo është shumë e re.”-tha ai.

Ish-ylli i “Falcon Crest”, i cili ka gjashtë fëmijë, deklaroi po ashtu: “Gjithsesi, jam i emocionuar për të. E di që ka kohë që ajo nuk ka pasur një lidhje serioze… Ajo ka një zemër të madhe dhe tenton ta japë lirisht.” 

Por, The Post raportoi më pas që kanë pasur një komunikim të dytë me Lamas, i cili ka nënvizuar se ata nuk janë në lidhje, pavarësisht pëlqimit që vajza e tij ka për Leon.

“Fola me ju sepse e ndjeva se do të ishte një gjë pozitive, por ajo nuk mendon kështu. Ata janë miq, nuk janë në një lidhje serioze. Dhe unë thjesht dua që kjo të jetë e qartë. Ata u takuan një herë në West Hollywood në një klub. Dua të them, ky nuk është takim romantik.”-është shprehur ai në deklaratën tjetër.

RonaTyra

Victoria Arlene Lamas u fotografua duke hipur në një makinë me aktorin në The Bird Streets Club në West Hollywood pak ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu