Legjenda argjentinase ‘shenjtëron’ Messin: Po bën ‘Maradonën’ në Katar. Kush nuk e do atë, nuk do… futbollin!

0
Gjigandi

Jorge Valdano, një ish-futbollist dhe menaxher i njohur sportiv, lartësoi rrugëtimin e Argjentinës drejt dhe gjatë “Katar 2022” (skuadra e Scaloni do të luajë gjysmëfinalen kundër Kroacisë), duke nënvizuar paraqitjet e shkëlqyera të Lionel Messit. Më poshtë janë deklaratat e tij për “TyC Sports”:

“Messi po tregon esencën e futbollit, është më i lidhur se kurrë me bashkëlojtarët e tij dhe po tregon karakterin që ka pasur gjithmonë. Me pak fjalë, ai po bën Maradonën e situatës aktuale. Unë kam qenë me skuadrën e Messit që në momentin e parë që e pashë.

Ai nuk ka shumë energji dhe duhet të përdorë çdo pikë të fundit të talentit. Kushdo që nuk e do atë, nuk e do futbollin. Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez? Ata i kanë dhënë këtij ekipi shkëlqimin cilësor”.

Valdano analizoi edhe dështimin e hershëm të kombëtares iberike në Botërorin e Katarit: “Spanja duhet të rishikojë projektin e futbollit. Tiki-taka ishte një zgjidhje e bekuar, por vdiq me një mijë pasimet këtu (duke iu referuar Botërorit të Katarit), siç vdiq me një mijë pasime në Rusia 2018.

Spanja nuk kishte lojtarë që bëjnë diferencën dhe që peshojnë në zonën e kundërshtarit. Disa futbollistë “bien në dashuri” me pasimet në krahë dhe nuk rrezikojnë aq shumë. Ndoshta disa nga të rinjtë e Spanjës do të bëhen të jashtëzakonshëm në Kupën tjetër të Botës”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu