Lajmi bom*astik vjen nga Brazili: Carlo Ancelotti, i hapur për të marrë frenat e pesë herë kampionëve të botës

0
Gjigandi

“Bombë” informative vjen nga Brazili. Siç është publikuar nga portali UOL, Carlo Ancelotti është një nga kandidatët e preferuar të Konfederatës Braziliane (CBF) për të pasuar Tite si trajner i “Canarinhas”. Trajneri brazilian e mbylli fazën e tij pas eliminimit në çerekfinale të Botërorit të Katarit nga Kroacia dhe që nga ajo kohë kanë dalë emra të ndryshëm për të zënë postin e trajnerit të pesë herë kampionëve të botës.

Trajneri i fundit që ka dalë në plan të parë është ai i Carlo Ancelottit, aktualisht në stolin e Real Madridit. Sipas UOL, trajneri italian u testua tetorin e kaluar nga drejtuesit e CBF. Ndryshe nga Pep Guardiola, një shpresë e vjetër për Brazilin, me të cilin gjithashtu folën drejtuesit e “Selecao”, por që sapo ka nënshkruar kontratën e re me Manchester City deri në vitin 2025, Carlo Ancelotti, gjithmonë sipas informacioneve të lartpërmendura, “ishte i hapur për të vazhduar me bisedimet dhe, në varësi të projektit të paraqitur të kalohej te negociatat konkrete”.

Kushtet e trajnerit nga Reggiolo në tetor, sipas medias së sipërpërmendur, ishin për ta negociuar hapur stolin e Brazilit kur ky pozicion të ishte vakant dhe se synimi i tij është mbyllja e sezonit me Real Madridin. Ancelotti ka kontratë me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2024.

Mundësia që CBF të zgjedhë një trajner të huaj po fiton gjithnjë e më shumë terren, pavarësisht nga fakti se Fernando Diniz, trajneri i Fluminense, duket një nga më të mirët për ta pasuar Tite. Në Brazil ka pasur edhe spekulime se Jurgen Klopp, tashmë te Liverpool, mund të jetë mes kandidatëve për stolin e “canarinhas”.

Sipas UOL, përgjegjësit për futbollin brazilian, të udhëhequr nga presidenti Ednaldo Rodrigues, janë në kërkim të një trajneri modern me përvojë të dëshmuar në klube dhe profili i Carlo Ancelottit iu përshtatet atyre.

RonaTyra

Informacionet nga Brazili sigurojnë se italiani është i hapur për të dëgjuar ofertën, por bien ndesh me deklaratat e vetë Ancelottit, i cili ka siguruar në raste të ndryshme se do të tërhiqet nga pankina kur të përfundojë koha e tij te Real Madridi.

Veç kësaj, “Carletto” ka rrëfyer me raste edhe se nuk është i tërhequr nga stoli i një kombëtareje dhe në fakt e ka refuzuar të qenit trajner i kombëtares italiane në vitin 2018. “Do të ishte një punë krejtësisht ndryshe. Unë dua të vazhdoj stërvitjen në klube. Ende më pëlqen të stërvis dhe të punoj çdo ditë”, – pati thënë më pas ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu