Ky është boksieri 23-vjeçar shqiptar që u gjetnd i vrarë në Gjermani

0
Gjigandi

GJERMANI- Liridon B., një boksier shqiptar, 23 vjeç është gjetur i pajetë më shinat e një hekurudhe treni në Gjermani. Kanqë qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 31 dhjetorit. BILD shkruan se më 31 dhjetor Liridon B. është konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun e tij Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë. Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinikë

Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë dhe me plagë të shkaktuara nga një thikë. Policia nuk e përjashton faktin që Adreas të jetë kthyer e ta ketë qëlluar apo që Liridoni të ketë qëlluar veten. Kjo pasi, i riu shqiptar ishte i varur nga lëndët narkotike si dhe ishte dënuar për trafik droge. Madje dhe sherri me shokun e tij Andreas dyshohet të ketë ndodhur për të njëjtën arsye.

Liridoni ka qenë kampion në boks, më konkretisht i juniorit Frankonian 2015 dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë (deri në 60 kilogramë). Ai u konsiderua një shpresë e madhe për të rinjtë në TV 1880 Gunzenhausen. Ish-trajneri i tij Ralf Markert tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe dhe ishte përfshirë në tregun e trafikut të lëndëve narkotike.

“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin,”- deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu