Kuvendi miraton rezolutën për Kosovën!

0
Gjigandi

Parlamenti i Shqipërisë votoi me 101 vota pro rezolutën që dënon sulmin terrorist në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku.

Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së Kreshnik Çollaku.

Momenti i votimit në seancën e sotme u shoqërua me tensione, pasi deputeti Flamur Noka i është drejtuar foltores, e cila është bllokuar menjëherë nga Garda.

Deputetë të tjerë të opozitës i janë drejtuar po ashtu foltores pasi mazhoranca dhe opozita bashkuan votat e tyre për miratimin e Rezolutës për Kosovën.

Tensionet u ngritën pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla vijoi me nisjen e votimit për projektligjet e seancës së kaluar, gjë që solli edhe reagimin e opozitës.

RonaTyra

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu