Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin për parlamentin në periudhë shtator-dhjetor 2022 teksa ka nxjerrë zbuluar cilët janë deputetët më aktivë dhe më të heshtur të saj.
Në raport, vërehet se janë 22 deputetët që nuk kanë mbajtur asnjë fjalë në Kuvend, mes tyre edhe ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Gjatë këtyre 4 muajve, kur PD ka qenë e mbushur me zhvillime si pasojë e ndasisë brenda saj, Basha nuk ka mbajtur asnjë fjalim në parlament.
Përveç Bashës, në këtë listë janë edhe Luljeta Bozo, Tomor Alizoti, Edi Paloka, Benet Beci dhe Zef Hila. Nga emrat e përhershëm në listën e bilancit negativ të aktivitetit parlamentar vijojnë të jenë Rrahman Rraja, Paulin Sterkaj, Aagron Çela apo edhe prurjet e reja 2021, Orlando Rakipi.
Ndërsa deputeti socialist Erjon Braçe dhe deputetja e PD Jorida Tabaku së bashku me Enkelejd Alibeajn janë cilësuar si deputetët më efiçentë në këtë sesion parlamentar.
Ato kanë qenë deputetët të cilën kanë qenë më aktivë në parlament me anë të nismave ligjore, me debate në komisione dhe në seancat plenare.
Kryeministri Edi Rama ka qenë jo pak aktiv në jetën parlamentare, e megjithatë, 4 ministre “ia kanë kaluar”, duke mbajtur më shumë se ai fjalime.
Bëhet fjalë për ministrjen e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahinaj, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali dhe ajo e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Rama numëron 8 diskutime totale, në ndryshim me ministret që kanë nga 10-15.
Kjo edhe për shkak të axhendës së kreut të qeverisë, në angazhimet që ka pasur përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit.
Kryeministri rezulton se statistikisht ka folur dy herë më pak, sesa tri ministre të tij, por për nga minutazhi vijon të jetë deputeti më me shumë minuta fjalime në parlament, për shkak të pozitës së privilegjuar të fjalimeve pa afat që mban nga pozita e të qenit kryeministrit.