Në një konferencë për shtyp të paralajmëruar Presidenti Meta u shpreh se mosndjekja e rradhës për përzgjedhjen e anëtarëve kushtetuese nga KED dhe interpretimi se afati i presidentit për përzgjedhjen e vakancës së parë ka mbaruar është absurd e turpshme dhe mafioze.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Meta foli për diplomatë të korrupruar dhe për gjyqtarë ushtarë në drejtimin e KED-së.
Për Ilir Metën, kandidatët janë të paracaktuar dhe përzgjedhja është zero dhe se mazhoranca tha ai e ka keqpërdorur kryetarin e KED-së.
Konflikti nisi pasi Meta emëroi Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti e argumentoi vonesën me një nen të Kushtetutës, ku përcaktohet rendi i emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij neni: “Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Por sipas shumicës socialiste, ky interpretim i presidentit nuk është i vlefshëm, pasi neni për rendin e emërimeve, sipas saj, lidhet me ripërtëritjen çdo tre vjet të anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo të jetë krijuar. Shumica po ashtu argumenton se veprimi i presidentit për të pezulluar emërimin, në pritje të veprimit të parlamentit, nuk është i bazuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Meqë presidenti nuk veproi deri më 7 nëntor, kur i skadoi afati 30 ditor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsideroi se Kreu i Shtetit nuk ushtroi kompetencën e tij, e për pasojë, siç përcakton ligji, automatikisht, shpallet i emëruar kandidati i pari në listë, që ishte zonja Arta Vorpsi, emri i të cilës është botuar edhe në fletoren zyrtare si anëtare e gjykatës kushtetuese. Por me dekretin e presidentit ka dy anëtarë në të njëjtin post.
Për këtë Presidenti shprehet : “Nuk ka një afat të caktuar kushtetues për Presidentin e Republikës, ka afat pr Parlamentin, pasi është institucion kolegjial, që përbëhet nga forca të ndryshme politike. Kushtetuta është mbi çdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta është zero pa Gjykatën Kushtetuese dhe ne kemi gati dy vjet pa të. Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese është histori, sepse për herë të parë krijohet Gjykata Kushtetuese sipas reformës që u bë në Kushtetutë për Reformën në Drejtësi”.