Kush është politikania që amerikanët i kërkuan Berishës ta mbështeste, por ai refuzoi

0
Gjigandi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot për herë të parë një bisedë që ka zhvilluar me ish-zyrtarin e lartë të DASH, Jonathan Moore.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se Moore i kishte kërkuar që të mbështeste një njeri tjetër brenda PD, por ai nuk ka pranuar.

E ndërsa Berisha nuk preferoi ta jepte emrin, ishte analisti Lorenc Vangjeli që zbuloi emrin e politikanes shqiptare që zyrtari amerikan Jonathan Moore i kishte kërkuar Sali Berishës që ta mbështeste politikisht.

I ftuar në studion e emisionit Opinion, Vangjeli tha se biseda e Berishës me zyrtarin amerikane Moore është bërë në vitin 2018. Sipas tij, ish-kryeministrit i është kërkuar që të mbështesë politikisht brenda Partisë Demokratike Rudina Hajdarin. Por që, shprehet Vangjeli, Berisha e kundërshtoi.

Jonathan Moore dhe Rudina Hajdari

“Zonja Rudina Hajdari për të cilën ju është kërkuar. Në 2018, në takimin e fundit ju është thënë ky faull i jashtëzakonshëm i Lulzim Bashës me financimet e mundshme ruse kur Nick Muzine deklaroi për herë të dytë që kishte dhe një dërgesë tjetër prej 500 mijë Dollarësh. Ju është kërkuar juve të ushtroni autoritetin tuaj për të ndryshuar lidershipin e Partisë Demokratike. Kandidatura që ju propozua ka qenë Rudina Hajdari, e keni kundërshtuar”, u shpreh Vangjeli.

RonaTyra

Sa i përket djegies së mandateve nga Partia Demokratike, Lorenc Vangjeli u shpreh se ky veprim ka qenë shantazh ndaj SHBA-së.

“Djegia e mandateve, që nuk ishte akt protestues ndaj Edi Ramës, ishte shantazh i pastër ndaj amerikanëve për t’i kërcënuar me destabilitetin e vendit. Sali Berisha e mbajti besën, nervozizmi i tij sot është për besëthyerjen e Lulzim Bashës. Juve doktor po bëni veprimin e duhur në kohën e gabuar. Por është më mirë të bësh veprimin e gabuar në kohën e duhur. Kura juaj sot po vret partinë”, deklaroi Lorenc Vangjeli.

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu