Kush është Ovido Guzman, djali i famëkeqit “El Chapo”. Pse e quajnë “El Raton”

0
Gjigandi

Forcat meksikane të sigurisë arrestuan të enjten djalin e mbretit të drogës në Meksikë, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Ovidio Guzman-Lopez është djali që “El Chapo” ka me gruan e tij të dytë, Griselda Lopez Perez. Ai njihet gjithashtu me nofkën “El Raton”, (brejtësi) dhe identifikohet si një anëtarët e rangut të lartë të kartelit Sinaloa.

Arrestimi i tij shënoi një fitore në luftën kundër karteleve të fuqishme të drogës disa ditë përpara vizitës së presidentit amerikan Joe Biden.

Ovidio Guzman, u kap në qytetin veriperëndimor të Culiacan dhe u dërgua në Mexico City me një aeroplan ushtarak. Lajmi u bë publik nga Ministri i Mbrojtjes së meksikës, Luis Cresencio Sandoval.

Ai tha se arrestimi ishte rezultat i gjashtë muajve punë të inteligjencës për gjurmimin e 32-vjeçarit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e operacioneve të kartelit, në momentin kur “El Chapo” u ekstradua drejt Shteteve të Bashkuara ët Amerikës.

RonaTyra

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacione që mund të çonin në kapjen e Guzman.

Të shtëna me armë zjarri dhe zjarrvënie tronditën Culiacan pas arrestimit. Ndalimi vjen teksa presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador përgatitet të mirëpresë Biden javën e ardhshme për një samit të liderëve të Amerikës së Veriut.

Ndërsa ushtarët e Guzman reaguan me tërbim, një avion pasagjerësh u godit me një plumb, ndërsa po përgatitej të ngrihej nga aeroporti Culiacan, por fatmirëisht pa të lënduar.

Ka disa versione rreth arsyes pse Ovidio është quajtur “El Raton”. Një nga ato mund të jetë lehtësia me të cilën trafikanti i drogës i ka shpëtuar operacioneve të sigurisë, dhe ky pseudonim për brejtësin ishte “i duhuri”.

Një version tjetër tregon dashurinë që ai ka për kafshët, si kuajt e pastër dhe gjelat.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu