Kryeministri Albin Kurti ka diskutuar me deputetë të Parlamentit Evropian, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Sipas RTK’së, Kosova zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim më 15 dhjetor.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka treguar se Kurti ka renditur tri arsyet kryesore të aplikimit.
“Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri.
Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim.
Më andej thuhet se ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës.
“Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haki Abazi, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon dhe nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Zeljana Zovko”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.
Njoftimi i plotë:
Me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një lidhje direkte iu adresua deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët po merrnin pjesë në diskutimin e organizuar nga deputeti Mandl me temë “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Si do të jetë një sukses për të gjithë Evropën”.
Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që aplikon për anëtarësim, u shpreh kryeministri Kurti, para se të rendiste disa nga arsyet kryesore të aplikimit e të cilat përputhen edhe me vet titullin e diskutimit.
Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri.
Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit.
Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti.
Ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Mandl për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe në të njëjtën kohë falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës.
Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haki Abazi, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon dhe nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Zeljana Zovko.
a.m/dita