Kurti kërkon takim me komandantin e KFOR: Situata në veri nuk mund të tolerohet pafundësisht

0
Gjigandi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veriun e Kosovës.

Kurti tha se nuk mund të lejojnë që kjo situatë të vazhdojë edhe për shumë gjatë, andaj ai ka paralajmëruar takim me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjeve.

Kurti tha se në barrikada po qëndrojnë persona të uniformuar dhe të armatosur që për qëllim kanë destabilizimin e vendit.

“KFOR ka kërkuar pak kohë prej neve, ne i kemi dhënë pak kohë, por jemi dëshmitarë që sot janë bërë dy javë. Sot janë bërë dy javë që kur janë vendosur 11 barrikada gjithsej të cilat ndodhen në veri të lumit Ibër dhe ato janë duke penguar lirinë e lëvizjes. KFOR gjithmonë është zotuar për ambient të qetë e sigurtë me vlerë kryesore lirinë e lëvizjes, vlera kryesore që e ka afirmuar KFOR në këto 23 vjet. Ne i kemi dhënë kohë KFOR pikërisht sepse liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore, në Republikën e Kosovës nga pikëpamja e KFOR. E tash lirinë e lëvizjes nuk e kemi sepse janë vendosur 11 barrikada, që siç e dini ju të gjithë nuk janë barrikada civile, janë barrikada të njerëzve të uniformuar, të armatosur dhe janë të pozicionuara asisoj që më shumë kanë të bëjnë për ta mbrojtur personin e e uniformuar dhe të armatosur që të shtijë në personin që vijnë sesa të mos lejojë tejkalimin e automjeteve në anën tjetër. Nuk janë barrikada civile dhe KFOR-it ia kemi dhënë atë kohë. Shumë shpejt pas Krishtlindjeve duhet ta kemi një takim me komandantin e KFOR, unë si kryeministër dhe në të cilin besoj do të sqarojmë gjithçka. Kjo nuk mund të tolerohet kështu pafundësisht, tashmë u bënë dy javë dhe nuk mund të lejojmë të kalojnë javë e javë tjera. Në atë takim besoj do të sqarohet gjithçka”, tha Kurti në një konferencë për media.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu