Kurti e konfirmon, Kosova aplikon këtë javë për statusin e vendit kandidat në BE

0
Gjigandi

Kosova do të aplikojë zyrtarisht për të nisur procedurat për anëtarësim në Bashkimin Europian këtë javë. Konfirmimin e bëri vetë kryeministri Albin Kurti, gjatë një mbledhje të qeverisë.

Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Brukselit, por ajo që kuptohet është se pritet një proces i gjatë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Vëmendja më e madhe mbetet tek 5 shtetet anëtare që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për të avancuar në rrugën e integrimit në BE, Brukseli ka bërë të qartë për Prishtinën dhe Beogradit se do të duhet që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të përfundojnë dialogun me marrëveshje përfundimtare.

Kurti në mbledhjen e qeverisë u shpreh i bindur se do të ketë progres të shpejtë në drejtim të anëtarësimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu