Kurti dorëzon sot në Pragë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

0
Gjigandi

Teksa tensionet në veri të Kosovës vijojnë duke shkaktuar reagime të shumta nga figurat politike kombëtare dhe ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur që sot të shkojë në Pragë ku edhe do të dorëzojë aplikimin që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas agjendës, kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacion do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media.

Ditën e djeshme krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së popullit të Kosovës.

Policia e Kosovës po vijon patrullimin nëpër zonat në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët. Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Për të, EULEX-i dorëzoi disa medikamente që i nevojiteshin për problemet e tij me zemrën.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu