Kur është koha më e mirë për të ngrënë darkë? Çfarë duhet të dini?

0
Gjigandi

Si fillim le të bëjmë të qartë diçka: nuk ka një orë fikse që u përshtatet njësoj të gjithë njerëzve. Pse? Sepse çdo situatë varet nga faktorë të ndryshëm, stili i jetesës, puna që bëni, nevojat që ka trupi juaj për vlerat ushqimore, problemet shëndetësore etj. Pra, thënë në një përgjigje më të shkurtër: koha për të ngrënë darkë varet nga çdo person.

Vanessa Rissetto, dietologe, shpjegon se faktorë të ndryshëm si mosha dhe stili i jetesës ndikojnë në gjetjen e kohës ideale për të ngrënë vaktin e fundit të ditës. “Nëse punoni me turne, pra kur të tjerët flenë ju duhet të jeni në punë, ora për të ngrënë është e ndryshme. Si rregull, unë rekomandoj të hani nga pak çdo tre deri në katër orë,” thotë Risetto.

Studimet tregojnë se ngrënia ndërmjet orës 17:00 dhe 19:00 është e dobishme për shëndetin, por nëse ky orar nuk përputhet me stilin e jetesës të paktën sigurohuni që të mos hani tre deri katër orë para gjumit.

Si të gjeni orarin e duhur të darkës për ju?

Më e rëndësishme se koha është të bëni zgjedhje të shëndetshme në atë se çfarë konsumoni. Të kesh një darkë të shëndetshme ka shumë përfitime, duke përfshirë nivelin e qëndrueshëm të sheqerit në gjak, ruajtjen e peshës dhe përmirësimin e gjumit. Ngrënia e një darke më herët mund të sjell përfitime te personat që kanë probleme me tretjen apo shëndetin në përgjithësi. McKenzie Caldwell, një tjetër dietologe dhe eksperte ushqimore për PCOS, thotë se personat me refluks acidi ose urth kronik duhet të hanë darkë herët që ta lejojnë ushqimin të tretet plotësisht para se të bien në gjumë. Ata me diabet mund të kenë rezultate më të mira të glukozës në gjak nëse hanë tre deri në katër orë para gjumit. E rëndësishme është edhe që të dëgjoni trupin tuaj!

RonaTyra

Ushqimet që duhen shmangur para gjumit.

Pavarësisht orës kur hani darkë, ka disa ushqime që është më mirë t’i shmangni nëse doni të flini mirë dhe të kujdeseni për shëndetin në përgjithësi. Ushqimet e yndyrshme marrin shumë kohë për t’u tretur dhe mund të rëndojnë stomakun nëse hahen vonë. Kjo sjell edhe probleme me cilësinë e gjumit. Ushqimet me shumë kafeinë njëherësh prishin gjumin, ndaj mundohuni të hani shëndetshëm dhe në një orar të përshtatshëm nëse doni të shmangni problemet me refluksin apo gjumin e keq.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu