Kujdes në aksin Elbasan-Qafë Thanë, prani gurësh dhe inertesh në rrugë

0
Gjigandi

Probleme të shumta janë shfaqur në Librazhd për shkak të motit të keq.

Akset rrugore janë të hapura për qarkullimin e mjeteve por gjatë natës ka pasur prani inertesh në aksin Elbasan-Qafë Thanë.

Në furnizimin me energji elektrike ka disa ndërprerje për shkak të defekteve në Nj.A Rrajce bashkia Prrenjas, Nj.A Sterbleve bashkia Librazhd.

Në terren janë punonjësit e OSHE të cilët po punojnë për riparimin e defekteve.

Nuk paraqesin problem prurjet e lumenjëve e të përrenjve. Në Rrapun janë hapur digat dhe deri tani nuk ka raportime për përmbytje.

RonaTyra

j.l. / dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu