Ktheu në fermë kanabisi ish-Gjykatën, bie në pranga 20-vjeçari shqiptar (Emri)

0
Gjigandi

Një 20-vjeçar shqiptar po rriste kanabis në një ambient brenda një gjykate të magjistraturës në Angli.

Mediat britanike raportojnë se Ilidion Brahaj, 20 vjeç, u paraqit në Gjykatën Chester Crown ditën e djeshme ku u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit.

Kjo akuzë vjen menjëherë pas zbulimit të një ferme kanabisi me më shumë se 1,000 bimë brenda ish-Gjykatës së Magjistraturës Halton në Northway në Runcorn, nga 1 shtatorin dhe 26 nëntor 2021.

Kujtojmë se Gjykata e Magjistraturës Halton u mbyll nga Ministria e Drejtësisë më 13 janar 2017, si pjesë e një ristrukturimi për uljen e kostove që pritej të kursente 350,000 £ në vit. Ajo ka mbetur bosh që nga ajo kohë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu