Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës: Teatri kombëtar një projekt i jashtëzakonshëm, Veliaj ka treguar energji dhe vizion për çuar qytetin përpara

0
Gjigandi

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, njëherazi anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës ka folur ditën e sotme për disa nga projektet e kryebashkiakut Erion Veliaj në mandatin që po lëmë pas.

I ftuar në Top News, Dalipi deklaroi se është bërë një punë e jashtëzakonshme me investimet në çerdhe, kopshte dhe shkolla duke bërë që të rritet edhe kërkesa e prindërve që duan të çojnë fëmijët në institucionet arsimore publike.

Ai tha se investimet që parashikohen për të ardhmen do të jetë krijimi i qendrave të reja në kryeqytet. Dalipi u ndal te disa nga projektet ku do të fokusohet mandati i ardhshëm sikurse Teatri i Ri.

“Është bërë një punë për t’u vlerësuar e Bashkisë së Tiranës, e kryebashkiakut Veliaj për investimet në kopshte, shkolla dhe çerdhe. Duke bërë që të rritet edhe kërkesa e prindërve për regjistrimin e fëmijëve. Ajo që vëmë re dhe ajo që do të ndodhë në të ardhmen që investimet do të jetë në krijimin e disa qendrave të reja të Tiranës. Ky është një plan dhe këto plane bazohen në krijimin e disa investimeve të rëndësishme.

Teatri kombëtar do të jetë një investim i jashtëzakonshëm. Komuniteti i artistëve e ka mbështetur. Nuk mund të mbajmë Tiranën e shekullit të kaluar. Ne kemi piramidën që do të jetë qendra më e madhe në rajon. Shkuarja në këtë drejtim do e bëjë Tiranën shumë atraktive”, deklaroi Dalipi.

RonaTyra

Ai komentoi zhvillimet që solli në kryeqytet aktivitetet në kuadër të “Kryeqytetit Europian të Rinisë”, duke bërë që të rritet numri i turistëve. Dalipi foli edhe për planin për vitin 2023 kur Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”.

“Titulli “Kryeqyteti Europian i Rinisë” i dha Tiranës një energji të jashtëzakonshme. Ajo që duhet të kuptojmë që rritja e numrit të turistëve ndikon në rritjen e ekonomisë së Tiranës. Tirana është kryeqendra e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë.

Ne thamë që është një kryeqytet në zhvillim, një qendër europiane në zhvillim. Tirana nuk ka rënë gjumë. Do të kemi shumë evente sportive dhe shumë turistë që do të vijnë në Shqipëri dhe do të kthehet në një qendër sportive për të rinjtë dhe të gjitha moshat. Edhe qeveria shqiptare ka investuar në këtë drejtim por ajo që Tirana do të bëjë në këtë drejtim do të jetë e jashtëzakonshme. Ne kurrë nuk themi që ka mbaruar këtu. Kryebashkiaku Veliaj është shumë i qartë për këtë gjë dhe ka treguar energji dhe vizion”, deklaroi ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu