Autovetura tip “Benz” teksa udhëtonte në aksin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur pranë rrugës.
Drejtuesi udhëtonte i vetëm në automjet.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, me të cilën i plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjeksore.
Sipas mjekëve, drejtuesi i automjetit, menjëherë sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet ka gjetur vdekjen nga plagët e marra gjatë aksidentit.