Krizë në martesën e Besit dhe Xhensilës?

0
Gjigandi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku thuhet se nuk janë në ditët më të mira të martesës së tyre.

Burime pranë çiftit kanë thënë ekskluzivisht për Story.al se ata po kalojnë një krizë të fortë dhe ka gjasa që festat e fundvitit të mos i gjejnë bashkë.

Sipas Story.al, thuhet se Xhensila është larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën.

Në artikullin e Story.al, shkruhet gjithashtu se burime pranë produksionit “Zemër Luana”, ku Besi është angazhuar si kapiten, kanë treguar se “aktori i humorit po përjeton dramën e jetës. Dëshmitarë okularë kanë treguar se në këto ditë festash, ai po shihet në gjendje të rënduar emocionale, aq sa është parë i përlotur duke hasur vështirësi në përqendrimin dhe performancën gjatë xhirimeve të programit.”

Nuk dihet nëse këto zëra janë të vërtetë, por kjo mbetet për t’u parë. Besi dhe Xhensila kanë preferuar të mos e mbajnë sekret jetën e tyre, duke mos i kursyer deklaratat publike, intervistat për njëri-tjetrin, apo edhe dasmën me shumë të ftuar VIP që u shpërnda në rrjete sociale. Thënë kjo, mund të mos jetë e largët dita kur të pranojnë për publikun edhe statusin e ri të marrëdhënies së tyre, gjithmonë nëse është e vërtetë kriza/ndarja.

RonaTyra

Besi dhe Xhensila u martuan në shtator të vitit 2017 pas disa vitesh bashkëjetesë. Në korrik të vitit 2018, u bënë prindër të një vajze, Ajka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu