Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një postim në Facebook ka folur sërish rreth emigracionit dhe refugjatëve.
“Ne po përballemi me presion të paprecedentë të krizës së emigrantëve, i cili vjen si pasojë e paqëndrueshmërisë së zonave të mëdha të Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Qeveria italiane po punon çdo ditë për të adresuar këtë situatë dhe për të luftuar emigracionin masiv të paligjshëm”, shkruan Meloni.
Ajo shton se qeveria e saj po vepron “seriozisht, në çdo nivel, duke kërkuar pjesëmarrjen e shteteve të tjera evropiane në të gjithë përpjekjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet afrikane, për të ndaluar largimet e detarëve dhe për të çmontuar rrjetin e trafikantëve të qenieve njerëzore, por edhe me rregulla për të favorizuar dëbimet e atyre që nuk kanë të drejtë të priten në Itali”.
Meloni thekson se kjo punë bëhet më e vështirë nëse ndërkohë vendet e tjera po punojnë në drejtim diametralisht të kundërt dhe nëse një pjesë e Italisë po bën gjithçka për të favorizuar emigracionin e paligjshëm.
p.k\dita