Krisje me Brooklyn dhe partneren e tij, por shihni pak veprimin e fundit të Victoria Beckham për të birin

0
Gjigandi

Victoria Beckham i doli në mbrojtje të birit Brooklyn Beckham pasi video e tij e fundit e gatimit shkaktoi mjaft bujë në mediat sociale.

Ajo pati një përgjigje të prerë ndaj kritikëve që e quajtën mishin që gatoi djali i saj “të pabërë”.

“Është i rrallë njerëz jo i pabërë,” shkroi Victoria, duke iu drejtuar komenteve në Story-n e saj në Instagram. Këngëtarja e “Wannabe” shtoi se ajo do të përpiqet ta gatuaj këtë recetë për bashkëshortin e saj David Beckham dhe tre fëmijët e saj të tjerë.

Në video, 23-vjeçarit iu bashkua ish-kuzhinieri i Michelin Kevin Lee teksa gatuan një recetë tradicionale britanike.

“Mund të kafshojë edhe lopën ndërsa është duke kullotur,” shkruante dikush në sektorin e komenteve, ndërsa një person tjetër u shpreh: “Ai mish është shumë i pabërë. Duhet të jetë rozë në mes, jo ashtu!”

RonaTyra

Brooklyn Beckham lançoi rubrikën e tij në Facebook Watch “Cookin’ With Brooklyn” në dhjetor 2021. Ajo transmetohet në Facebook Messenger dhe Instagram.

Vitin që lamë pas familja Beckham ka qenë qendër e mediave, pasi thuhet se marrëdhënia mes Brooklyn dhe gruas së tij Nicola është ftohur. Shkak është bërë fustani i dasmës që Victoria nuk arriti ta përfundonte në kohë për nusen e të birit. Çifti janë lidhur shumë me familjen e aktores dhe nuk janë parë më në asnjë festë a dalje publike me familjen Beckham.

E vetmja herë që u bënë bashkë pas dasmës ishte “Java e Modës në Paris” ku Victoria mbajti sfilatën e saj të parë. Brooklyn dhe Nicola kanë deklaruar në intervista se nuk ka asnjë problem mes tyre, por në realitet nuk duket kështu.

Për shembull, Brooklyn nuk e ripostoi videon e mësipërme që Victoria publikoi në mbështetje të tij…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu