Kriset raporti mes Getinjo dhe Vivien? Çifti debatojnë me tone të ashpëra

0
Gjigandi

Mori shumë pak kohë që në ‘Big Brother VIP Kosova’ të krijohej çifti i parë. Getinjo dhe Vivien nuk ngurruan të shprehin hapur pëlqimin dhe afeksionin që patën për njëri-tjetrin që në ditët e para.

Mirëpo, pasi shkëmbyen puthjen e parë e ndarjes së shtratit me njëri-tjetrin ka ardhur edhe sherri i parë mes tyre, që sipas fjalëve që të dy thanë mund të ketë edhe një krisje.

E gjitha nisi nga një shaka e reperit ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina. Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër. “S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo.

Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë. Ai shtoi se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij. Madje, u shpreh se gjërat do të ndryshojnë që nga ky moment.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu