KQZ vendos, ja çfarë ndodh me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës 

0
Gjigandi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë vendimin lidhur me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se nuk ka shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

Kujtojmë se Kreshnik Hajdari rezultoi se kishte fshehur një dënim prej 4 muajsh për kalim kufiri në Greqi në mënyrë të paligjshme, ndërsa vetë ai ka thënë se nuk e dinte për këtë dënim.

Neni 5 të këtij ligji, pika 1 është përcaktuar, personat e parashikuar nga ky ligj, pra subjekte që i nënshtrohen veprimit të këtij ligji, duhet të plotësojnë një formular ku deklarojnë mosekzistencën e shkaqeve për të mos u zgjedhur ose emëruar. Pra detyrimi i këtyre subjekteve është për të deklaruar shkaqet që e ndalojnë atë të marrë një funksion publik, nëse shkaqet mungojnë nuk ka asnjë detyrim për subjektin në fjalë të deklarojë, çdo gjë tjetër që nuk përbën shkak për të marrë një funksion publik. Hajdari ka paraqitur formularin e deklarimit, ai nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penalo administrativ, në një kohë të caktuar të zhvilluar në Greqi dhe në vlerësim të tij, kjo ka qenë e panevojshme ose e ka harruar nuk ka rëndësi në arsyetimin tonë, kjo e dhënë nuk përbën tashmë e certifikuar edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprën penale që ka marrë vendimin. Ngelet diskutimi, për faktin që nuk ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga Institucion që prej 2020 kur unë jam në këtë detyrë, ne kemi mbajtur qëndrimin, që nuk ka detyrim subjekti deklarues, për të paraqitur rrethana ose shkaqe që nuk e ndalojnë atë të marrë vendimin”, tha Celibashi.

 

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu