Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj, ka shënuar rezultate të lakmueshme në turneun ndërkombëtar “Podgorica Open”, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.
Në turneun për grup-moshat e reja, ferizajasit fituan tri medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Ky sukses e bën krenar edhe kryetrajnerin e KPP “Ahmet Hoxha MK”, Ardian Lamaxhema, i cili ka përgëzuar djelmoshat për lojëra të shkëlqyeshme me topin e celuloidit.
“Sukses jashtëzakonisht i madh dhe i vetmi klub nga Kosova me medalje.

Olti Behluli – kampion (i artë)– kategoria 10 vjeç.

Amant Sejdiu renditet i dytë (i argjendtë)- kategoria 12 vjeç.
Amant Sejdiu renditet i treti (i bronztë) – kategoria 15 vjeç”, njofton Lamaxhema.

Këto rezultate janë edhe një motiv shtesë për klubin për vitin 2023, në anën tjetër këtë vit e përmbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme.