Kosova merr fitore të madhe, e mposhti Islandën

0
Gjigandi

Kosova ka mundur Islandën me rezultat 80:78 (22:13, 13:21, 25:23, 20:21).

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, duke qenë në epërsi nga fillimi i ndeshjes, ku epërsia më e lartë arriti në 20:11, derisa kjo pjesë përfundoi me rezultat 22:13 në të mirë të Dardanëve.

Perioda e dytë filloi e baraspeshuar, megjithatë, me kalimin e minutave, islandezët ishin më të mirë, duke afruar rezultatin në 35:34, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Duhet cekur se lëndimi i Shaën Jones, bëri që mysafirët të afrohen në rezultat. Jones ishte ndër më të mirët në fushë në fillim të ndeshjes.

Periudha e tretë ishte shumë e barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:57.

RonaTyra

Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, derisa Dardanët triumfuan në fund me rezultat 80:78.

Takimi u zhvillua në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023. Dardanët pas tre ditësh janë mysafirë të Luksemburgut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu