“Kosova do mbrohet me forcë”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ka kërcënuar me agresion ushtarak

0
Gjigandi

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se autoritetet vendase nuk do të tërhiqen nga situata në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se Presidenti serb ka kërcënuar me agresion ushtarak, teksa shton se edhe Kosova do të mbrohet me forcë.

Kurti thekson se çështja e targave është zgjidhur, ndërsa edhe zgjedhjet në veri janë shtyrë, ndaj Serbia nuk ka më asnjë justifikim për sulmet dhe trazirat.

Kreu i qeverisë kosovare thotë se vendi i tij nuk kërkon konflikt, por dialog dhe paqe.

Postimi i Albin Kurtit:

RonaTyra

Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe shtyrjen e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me KFOR-in, ne po punojmë për të adresuar situatën sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore.

Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri.

j.l./ dita 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu