Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshëndetur Kosovën, për aplikimin që ajo bëri për anëtarësim në BE. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka thekson se Shqipëria dot ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi.
Sipas saj, Kosova është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi.
Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkruan Olta Xhaçka.
a.m/dita