Një 27-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ishte në kërkim kombëtar.
Shtetasi me iniciale F. R., është dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftim i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ndalimin e shtetasit në kërkim F. R., 27 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 02.12.2019, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.