Konkurrimi për licencat e reja, datat e testimeve për 9 specialitetet mjekësore

0
Gjigandi

Provimet e shtetit për licencimet e reja në shëndetësi do të nisin në mes të muajit janar. Janë me mijëra kandidatët e diplomuar nëprofilet e ndryshme të shkencave mjekësore teknike, që janë në pritje tëçeljes së garës për licencat e reja profesionale në shëndetësi, të cilat do të mund të fitohen në sezonin e radhës së provimeve të shtetit qënisin zyrtarisht në datën 16 janar.

Në këtë fillimvit, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka përcaktuar tashmë kalendarin me afatet e testimeve për të gjitha profilet e shkencave mjekësore teknike. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve që janë në pritje të dhënies së provimit final për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit në profilet:mjekësi, farmaci, stomatologji, infermieri, mami, fizioterapi, logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, Qendra e Shërbimeve të Arsimit bën me dije se testimet do të vijojnë për një muaj me radhë.

Të parët që do të garojnë për licencat e reja profesionale, janë kandidatët e profilit të farmacisë. Për këtë specialitet provimet do të zhvillohen në datën 16 janar. Më tej, në datën 17, 18 dhe 19 janar, provimit të shtetit do t’i nënshtrohen kandidatët që konkurojnë për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit si mjek i  përgjithshëm dhe stomatolog. Sipas kalendarit të shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit (QSHA) provimet do të vijojnëme profilet e logopedisë, fizioterapisë, mami, infermieri, si dhe teknikës së laboratorit dhe imazherisë. Ndryshe nga sa ndodh me të gjitha specialitetet e tjera, për infermierët, provimet do tëzhvillohen për 11 ditë me radhë, kjo për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kthehen në këtë sezon të ri testimesh për të fituar lejen e ushtrimit të profesionit.

Kalendarin e plotë të testimeve për secilin specialitet e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Krahas kalendarit të zhvillimit të sezonit të provimeve, gjatë ditëve në vijim Qendra e Shërbimeve të Arsimit, do tëkonfirmojë edhe listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të dhënë provimin e shtetit në këtë sezon, ku për secilin prej tyre, do të specifikojë edhe orën se kur duhet të paraqitet për të plotësuar testin përkatës. Në këto kushte, oraret e provimit janë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar, çka do të thotë se nëse nuk paraqiteni në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ju, duhet të prisni sezonet e ardhëshme të testimeve për të garuar sërish për lejen e ushtrimit të profesionit.

Për të mos mbetur jashtë garës së këtij sezoni janë përcaktuar edhe rregullat që duhet të zbatoni në ditën e zhvillimit të provimit. Autoritetet e kësaj qendre bëjnë me dije se për të mos rrezikuar përjashtimin nga gara për licencat e reja në shëndetësi, duhet të bëni kujdes që në ditën e provimit të paraqiteni pranë kësaj qendre 30 minuta përpara orarit të publikuar për zhvillimin e testimit, teksa duhet të jeni detyrimisht të pajisur me dokumentet e kërkuara. Për shkak të pranisë ende të rrezikut nga Covid-19, si dhe qarkullimit të viruseve të gripit, në ditën e provimit me vete duhet të keni edhe një maskë mbrojtëse.

RonaTyra

“Konkretisht në dosjen e dokumenteve që duhet të keni me vete përfshihen: Letërnjoftimi (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal) dhe kopje të tyre, si dhe faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë, bazuar në herën e pjesëmarrjes, si dhe mjetet mbrojtëse ndaj Covid-19”. Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit”, bëjnë me dije ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Gjatë zhvillimit të provimit duhet të zbatohen edhe rregullat e mëposhtme ku: ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi. Po ashtu, ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit, ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit, si dhe konsumimi i duhanit apo ushqimit në mjediset e provimit.

Të gjithë kandidatët e regjistruar pranë urdhrave profesionalë të secilit specialitet, duhet që tëverifikojnë paraprakisht identitetin dhe orarin e pjesëmarrjes në provim, në faqen zyrtare të QSHA-së, në adresën www.qsha.gov.al, ku në rast pasaktësish,duhet t’i drejtohen Urdhrit Profesional përkatës.

Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në këtë sezon, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të QSHA-së.

Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Vetëm me marrjen e licencës, këta kandidatë do mund të aplikojnë për të fituar një kontratë pune, si në strukturat publike, ashtu dhe në ato private mjekësore.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara.

Rregullat që duhet të zbatoni nëditën e provimit:

  • Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur me dokumentet e kërkuara.
  • Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal si dhe kopje të tyre.
  • Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, bazuar në herën e pjesëmarrjes në provim).
  • Me vete dukhet të keni edhe një maskë mbrojtëse.
  • Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në provim.

Datat e testimeve (Kliko)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu