Një konflikt fizik është regjistruar mbrëmjen e sotme brenda komisariatit të Librazhdit.
Burime bëjnë me dije se një efektiv policie ka goditur me grusht një person. Ende nuk dihet shkaku i nisjes së konfliktit dhe nëse personi i dhunuar është apo jo efektiv policie.
Ata janë shoqëruar të dy dhe policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se edhe një javë më parë, në festën që bënë efektivët e policisë për fundvit ka pasur një konflikt, ku dy policë janë konfrontuar për motive banale.
a.m/dita