Konfirmohet sekretari i ri i Brendshëm, ish-kryeministri rikthehet si sekretar i Jashtëm i Britanisë

0
Gjigandi

James Cleverly sapo është konfirmuar si sekretari i ri i Brendshëm në Britaninë e Madhe.

Ai zëvendëson Suella Braverman, e cila u shkarkua mëngjesin e sotëm. Deri më tani, Cleverly kishte shërbyer si sekretar i jashtëm i Rishi Sunak.

Ish-kryeministri David Cameron është sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë së Madhe. Në këtë post ai zëvendëson James Cleverly, i cili u vendos sekretari i ri i Brendshëm.

Ky riorganizim vjen pas shkarkimit të Suella Braverman mëngjesin e kësaj të hënë, disa ditë pasi ajo shkroi një artikull të diskutueshëm në gazetën The Times, duke kritikuar Policinë.

RonaTyra

Burime nga Partia Konservatore për “The Guardian”, thonë se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror pasi ai kërkon të “forcojë ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu