Kjo kërkesë e olimpizmit amerikan vjen në mbështetje të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar…

0
Gjigandi

Komiteti Olimpik Amerikan ka shprehur miratimin e tij që sportistët rusë e bjellorusë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, por me një kusht, që ata të garojnë si neutralë.

Kjo kërkesë e olimpizmit amerikan vjen në mbështetje të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për t’u dhënë një mundësi sportistëve të këtyre dy shteteve, të përjashtuar në shumë evente ndërkombëtare sportive për shkak të luftës në Ukrainë.

Susanne Lyons, presidente e olimpizmit amerikan, tha: “Ka një dëshirë të madhe nga ana jonë që të realizojmë misionin tonë madhor, që sporti të bashkojë në mënyrë paqësore të gjithë botën.

Lëvizja olimpike nuk toleron kollaj që këtyre sportistëve t’u ndalohet garimi”.

“Sot ka konflikte në të gjithë botën, thuajse çdo ditë. Ka vende në luftë dhe nëse vazhdojmë të ecim në këtë drejtim, duke kërcënuar me bojkote, shpirti i lëvizjes olimpike do të zhduket shumë shpejt”, tha Lyons, që shtoi se sportistët rusë e bjellorusë të jenë në Olimpiadë, por si sportistë neutralë, pa flamujt kombëtarë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu