Kryeministri Edi Rama ka përsëritur në Kuvend thirrjen që KFOR të marrë kontrollin e plotë në veri.
Kreu i qeverisë tha se nuk ka garanci që mos të ndodhë sërish e njëjta situatë si vrasja e policit në veri, apo madje edhe më keq.
Sipas Ramës, Kosova duhet të arrijë paqen me Serbinë, armikun dhe jo me vëllanë.
“Mua kjo mënyrë e qasjes ndaj një problemi serioz më duket si alibi për ta mbajtur gjallë burimin e konfliktit. KFOR nuk është ushtri pushtuese në Kosovë, është njësia çlirimtare e ndërkombëtare të Kosovës. Apo nuk e mbani mend gjithë, kjo kalon dhe kur tjetri ta ruan shpinën pas shumë vitesh, pasi ta ka shpëtuar dhe kokën ekziston dhe mundësia që fillon gënjen mendjen se rreziku nuk ekziston më, të duket edhe sikur që ai të ruan po spiunon për llogari të atij që të shpëtoi kokën. KFOR do vazhdojë të rrijë në Kosovë derisa dialogu të jetë kryetar me sukës dhe Kosova të jetë njohur si shtet nga të gjithë. Kush e sheh sovranitetin e kërcënuar nga kërkesa ime duhet tu shpjegojë shqiptarëve pse rrejta e veriut është carë nga katër anët. Si futen armatimet, çafër garancish ka që vrasja e efektivit s’do përsëritet. Cila është rruga e përparimit drejt qëllimit strategjik të njohjes përfundimtare të Kosovës përmes dialogut nga aleatët i cili kërkon vetvetiu qetësi atje. Dhe ai mund të garantohet qetësi atje në mënyrë përfundimtare nëse nuk garantohet paqja zyrtare. Dhe jo me mua po me Shqipërinë, me Serbinë. Se paqja bëhet me armikun, nuk bëhet me vëllain. Mbi të gjitha për cilën arsye në botë më tregoni këtë se kam kuptuar nga kjo histori është se nuk jam aq i mençur sa të gjithë këta që e shikojnë ndryshe këtë histori, pse duhet harxhuar kaq shumë kohë në një rrugë kaq zhgënjyese”, tha Rama.
Rama thotë se kërkesa e tij jo vetëm që nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një zgjidhje përmes dialogut dhe në fund të njohjes përfundimtare të shtetit të Kosovës.
Rama tha se ndonëse e cilësojnë si tradhtar sa herë që thotë diçka, e bind se ka të drejtë, sepse Kosovën sipas tij e përdorin politikisht.
“Sa herë rikthehen akuzat ndaj meje si vëllau i Vuçiçit, kthehen edhe ato për Europën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë, si ata enveristët. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e shtuat të atyre pasi unë thashë që NATO të marrë në kontroll kufirin.
E ngatërrojnë siç e ngatërroi parafolësi me diçka tjetër, unë këtu flas për përgjegjësinë absolute për ta mbajtur nën kontroll kufirin gjë që policia e Kosovës nuk e bën dot objektivisht. Ndërkohë që këtë e thonë edhe drejtuesit e lartë, sepse nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin. Kjo mua më siguron se kam thënë gjënë e duhur”, tha ai.
j.l./ ABC24.AL