Ka shumë arsye që i shtyjnë burrat dhe gratë të tradhtojnë partnerët e tyre. Pyetja logjike është nëse është e mundur të “mbrohemi” nga tradhtia bashkëshortore.
Psikoterapisti Artem Tolokonin iu përgjigj pyetjes – çfarë cilësish duhet të kenë gratë që burrat të mos kryejnë tradhti bashkëshortore?
Sipas tij, këtu janë thelbësore cilësitë e brendshme dhe jo të jashtme. Një nga cilësitë që një grua duhet të zotërojë është vetëbesimi. “Kur një grua ndihet si e veçantë si një diamant i rrallë, kur e sheh veten si një person unik, atëherë probabiliteti që partneri ta tradhtojë ose ta lërë është pothuajse minimale”
Përveç kësaj, burrat kanë më pak gjasa të tradhtojnë gratë që nuk kanë frikë nga tradhtia bashkëshortore, shtoi ai. “Nëse një grua nuk ka frikë të tradhtojë partnerin e saj, atëherë gjasat që ai të tradhtojë do të jenë minimale”, tha eksperti.
Në fund, eksperti shprehet se është shumë e rëndësishme se në cilën familje është rritur gruaja.