Këshilltari i Merkel: Gazi rus ndihmoi rritjen e ekonomisë gjermane

0
Lars-Hendrik Röller, Ökonom, von 2011 bis 2021 wirtschaftspolitischer Berater von Bundeskanzlerin Angela Merkel und Leiter der Wirtschafts- und Finanzabteilung im Bundeskanzleramt, seit 2022 Professor of Economics an der ESMT Berlin, an der er von 2006 - 2011 Präsident gewesen war
Gjigandi

Këshilltari ekonomik i Angela Merkel është i bindur se furnizimi me gaz rus gjatë kohës kur Gjermaninë e drejtonte ajo nuk ka qenë gabim, madje ka ndikuar pozitivisht te ekonomia e vendit.

Na ndihmoi të  kapnim norma të forta rritjeje që na bënë të mundur gjëra që përndryshe nuk do t’i kishim pasur, për një periudhë 10-15 vjeçare, gjëra që përndryshe nuk do të ishin të mundshme,” tha Lars-Hendrik Röller në një intervistë me “Financial Times”.

Sipas tij, kancelarja e Gjermanisë nga viti 2005 deri në vitin 2021, nuk pati zgjidhje tjetër veçse të bashkëpunonte me presidentin rus për furnizimin e vendit me gaz, pasi Gjermania vendosi të heqë dorë nga energjia bërthamore.

Sipas Röller, i cili ka qenë krehu i djathtë i Merkel për çështjet ekonomike për 11 vitet e fundit në pushtet, në atë kohë, vendimi gjeti konsensus në shoqërinë gjermane.

Mund të ketë debat nëse kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë, por kishte konsensus në shoqëri në atë kohë,” tha ai. “Por nëse do të dinim atëherë atë që dimë tani, sigurisht që do të kishim vepruar ndryshe”, shtoi Röller.

RonaTyra

Merkel është konsideruar si liderja perëndimore që e ka njohur më mirë Putinin, ndërsa qasja e saj ndaj Rusisë është kritikuar si shumë e butë.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu