Kërkuan që seanca të zhvillohet me praninë e medias, GJKKO rrëzon sërish avokatët e Berishës

0
Gjigandi

GJKKO ka rrëzuar sërish avokatët e Sali Berishës, duke mos pranuar kërkesën e tyre që seanca ndaj ish-kryeministrin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij të zhvillohet me praninë e medias.

Gjithashtu në një vendim të mëparshëm u rrëzua edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.

GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për vendosjen e Sali Berishës në arrest shtëpie.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkur që të lideri demokrat të jetë nën mbikëqyrje policore dhe të mos lejohet të takohet me asnjë prej person tjetër përveç familjarëve të ngushtë.

“…Me masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: rruga ‘Mustafa Matohiti’, ndërtesa 36, hyrja 1, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës Policie të Shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në dokument.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu