Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka firmosur një shkresë në të cilën kërkohej përjashtimi i gjyqtares Irida Kacerja.
Përfaqësuesi i PD-së, avokat Rezart Kthupi ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e cila u rrëzua këtë të enjte.
Grupi i Alibeajt kërkoi dorëheqjen e Irida Kacerjas me argumentin se mund të paragjykojë çështjen.
Si përfundim, gjykata vlerëson se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nuk ka asnjë bazë, që të pranohet dhe se ndryshe nga pretendimi, nuk verifikohet asnjë arsye që objektivisht e bën atë të duket jo e paanshme në raport me subjektin ankues, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Grupi i Partisë Demokratike u gjobit me 10 mijë lekë.
o.j/dita