Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar shqyrtimin e ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dënimin me 10 muaj burg.
Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burg pasi ndikoi për të punësuar një person në administratë por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja vuajti dënimin me 10 muaj në qeli. Ajo kishte kërkuar përmes avokatëve të saj që të pushohen hetimet me pretendimin se nuk ka bërë vepër penale.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.