Një i arratisur nga Eritrea, i cilësuar si kontrabandisti “më i kërkuar në botë” i njerëzve është arrestuar në Sudan në koordinim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi Interpol.
Kidane Zekarias Habtemariam është akuzuar si një mbret i kontrabandës, duke drejtuar një kamp në Libi, ku qindra emigrantë nga Afrika Lindore që kërkonin kalimin në Evropë, dyshohet se u rrëmbyen, përdhunuan dhe zhvatën.
Habtemariam, subjekt i dy njoftimeve të kuqe të Interpolit nga Etiopia dhe Holanda, u arrestua më 1 janar nga policia sudaneze në koordinim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Habtemariam kishte punuar me një tjetër kontrabandist famëkeq të qenieve njerëzore, Tewelde Goitom, i cili ishte i njohur për numrin e grave të robëruara që ai dyshohej se kishte përdhunuar.
a.m/dita