Brigadat Qassam të Hamasit kanë kërcënuar se do të ekzekutojnë robërit izraelitë, nëse Izraeli vazhdon të bombardojë shtëpitë e civilëve në Gaza pa paralajmërim.
“Çdo shënjestrim i civilëve të pafajshëm, pa paralajmërim, do të përballet me keqardhje duke ekzekutuar një prej robërve në paraburgimin tonë dhe ne do të detyrohemi ta transmetojmë këtë ekzekutim”, tha Abu Obeida, një zëdhënës i Brigadave Qassam të Hamasit. “Na vjen keq për këtë vendim, por mbajmë përgjegjësi për këtë armikun sionist (Izraelin) dhe udhëheqjen e tyre”, tha ai.
Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, ka thënë se autoritetet izraelite tani besojnë se 100 persona janë kapur rob nga Hamasi dhe janë dërguar në Gaza.
p. c. / ABC24.AL