Këputje e meniskut, Neymar mbyll sezonin

0
Gjigandi

Dëmtimi i Neymar dhe pamjet e tij duke dalë nga fusha me barelë dhe mes dhimbjeve u konfirmuan pas kontrolleve mjekësore. Ylli brazilian pësoi këputje të ligamentit dhe këputje të meniskut në gjurin e majtë.

Konfirmimi u dha nga vetë lojtari në faqen zyrtare në internet, ku publikoi diagnozën. 31-vjeçari u dëmtua gjatë një duelimi me Nicolasde la Cruz të Uruguait përpara pushimit mes pjesëve të sfidës kualifikuese të Botërorit 2026, ku seleçao u thye 2-0.

Në njoftimin e federatës së Brazilit, theksohej se ai “do ti nënshtrohet operacionit, në një datë që ende nuk është caktuar”. Gjithashtu, stafi mjekësor i përfaqësueses dhe ai i ekipit të Al-Hilal janë në kontakt të vazhdueshëm dhe kanë përcaktuar metodologjinë e rikuperimit të sportistit.

Me dëmtimin e rëndë të pësuar, Neymar mbyll përpara kohe sezonin dhe sipas përllogaritjeve pritet të mungojë rreth një vit nga fushat e lojës. Karriera e yllit të sulmit është ndikuar nga dëmtimet e rënda.

Gjatë periudhës kur luante te Paris Saint Germain, ai përjetoi tre periudha të gjata, ku u detyruara të qëndronte jashtë fushave. Në total, ky ishte dëmtimi i 16-të në shtatë sezonet e fundit, ku deri më tani Neymar ka qëndruar640 ditë pa luajtur.

RonaTyra

Problemet fizike kanë ndikuar edhe në ëndrrat e kapitenit të Brazilit të fitonte Kupën e Botës, ku dëmtimet e kanë shoqëruar në Brazil2014, Rusi 2018 dhe së fundmi në Katar 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu