A e dini se në të vërtetë keni një tru të dytë dhe ai gjendet në stomakun tuaj!? Quhet sistemi nervor enterik, një shtresë me më shumë se 100 milionë qeliza nervore që përfshin sistemin tretës nga ezofag në rektum. Dhe është në kontakt të vazhdueshëm me trurin.
Por çfarë do të thotë në të vërtetë? Neuroshkencëtari Diego Bohórquez shpjegon se si kjo lidhje stomak-tru mund të na bëjë të kuptojmë se cilat ushqime dëshirojmë dhe më e rëndësishmja, mund të jetë një lidhje e drejtpërdrejtë me gjetjen e trajtimeve të reja për sëmundjet – si PTSD, obeziteti dhe më shumë!
Më herët, shkencëtarët mendonin se dy sistemet komunikonin vetëm nëpërmjet hormoneve të prodhuara nga qelizat enteroendokrine. Por rezulton se procesi mund të jetë shumë më i drejtpërdrejtë. Neuroshkencëtari i Universitetit Duke, Diego Bohórquez , një anëtar i TED, ka zbuluar se disa qeliza enteroendokrine gjithashtu bëjnë kontakt fizik me sistemin nervor enterik, duke krijuar njëlidhje me neuronet.
Ky zbulim hap derën për të rimenduar se si mund të ndikojmë në këto sinjale – dhe një ditë mund të ndryshojë mënyrën se si ne i trajtojmë gjendje të ndryshme si obeziteti, anoreksia, sindroma e zorrës së irrituar, autizmi dhe PTSD.
Kureshtjen e tij e nxiti edhe operacioni i bypassit gastrik i një miku.
“Një mike po luftonte me obezitetin dhe vendosi të bënte një operacion bypass gastrik. Funksionoi. Ajo humbi shumë peshë dhe kuroi diabetin e saj. Por më e habitshmja, perceptimi i saj i shijes ndryshoi. Dikur nuk hante vezë, por pas operacionit, ajo kishte mall për to.
Një ndryshim i tillë në shije është dokumentuar në disa pacientë që i janë nënshtruar një operacioni bariatrik, por shkencëtarët nuk janë të sigurt se si dhe pse ndodh, thotë Bohórquez.
Ata e kuptuan se kur stimulohen, qelizat enteroendokrine lëshojnë hormone që ose hyjnë në qarkullimin e gjakut ose aktivizojnë nervat afër për të ndikuar në mënyrën se si ushqehemi.
“Rezulton se qelizat enteroendokrine kanë edhe zgjatime, të cilën ne e quajtëm neuropod, të ngjashme me neuronet.”
“Për shembull, vëzhgimet klinike kanë sugjeruar se disa fëmijë me anoreksi mund të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimin që konsumojnë që në moshë të re,” thotë Bohórquez. “Në rrethana normale, ky proces ndodh pa vetëdije të detajuar hapësinore dhe kohore, por ata fëmijë mund të ndjejnë se çfarë po ndodh, gjë që shkakton ndjenja ankthi.”
Me këtë njohuri, shkencëtarët mund të kuptojnë më mirë çrregullime të tjera që janë menduar të jenë vetëm psikologjike.
j.l./ dita