Këmbën e theu tek krevati! Edukatorja që dhunoi 3 vjeçaren në kopshtin privat nuk ndryshon qëndrim 

0
Gjigandi

Edukatorja Majlinda Dehima, e cila u arrestua një ditë më parë për dhunën e ushtruar ndaj vajzës 3 vjeçare në një kopsht në Tiranë, ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se fëmija e ka thyer këmbën tek krevati dhe se kjo nuk ka ardhur për shkak të dhunës së saj.

Ajo ka thënë se pasi vajza ka ngrënë drekën, e ka dërguar në dhomën e gjumit. Gjatë kohës që është shtrirë për gjumë ka kërcyer në krevat dhe ka përplasur këmbët në ndarjen e krevateve, të cilët janë marinar. Pasi e ka zgjuar nga gjumi rreth orës 15:00, ka parë këmbën e enjtur.

Pas kostatimit ka njoftuar menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Ishin pamjet e sigurisë dhe raporti mjekoligjor që hodhën dritë lidhur me këtë ngjarje, duke vërtetuar dhunën e ushtruar nga edukatorja. Një ditë më parë në lidhje me këtë ngjarje u pezulluan 3 punonjës policie.

 

p.k\dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu